IPKO Superliga, rezultatet / Feronikeli s’ndalet, titulli me Prishtinën vendoset në fund!

Janë luajtur sot 4 çifte të IPKO Superligës, ku bien në sy fitoret e Feronikelit që merr vendin e parë në transfertën me ekipin e Llapit rival që mundet në shtëpinë e vet dhe tashmë duhet që të mendojë për një vend në Kupat e Europës, duke qenë se titulli kampion është “mollë e ndaluar”.

Kanë bërë detyrën në sfidën e sotme në fushën e tyre Prishtina e Mirel Josës që ka mundur 3-0 ekipin e Trepçës së Mitrovicës. Një nga golat e ka shënuar ish-sulmuesi i njohur i Superiores, Mario Morina në të 93’.

Siç edhe duket nga ecuria e kryesuesve, duket se do të rivalizojnë Feronikeli e Prishtina tashmë për vendin e parë dhe titullin kampion. Prishtina pret Trepçën në javën që vjen, ndërsa në javën e fundit të sezonit, do të luajë me Feronikelin.

E.S.Vipsport.al/

 

Java e 32 / Rezultatet

Drenica-Ballkani                     1-1

Drita-Flamurtari                      1-2

Llapi-Feronikeli                       1-3

Prishtina-Trepça’89                 3-0