Ipko-Superliga/ E mund por lutet për javën tjetër, Prishtina dhe Feronikeli lënë gjithçka për fund

Ipko-Superliga e Kosovës po i afrohet fundit edhe këtë sezon me Feronikelin dhe Prishtinën që po luftojnë për titullin kampion dhe duket se do të vendoset vetëm në ndeshjen e fundit, aty ku dy skuadrat do të përballen në një takim direkt. Këtë javë, Feronikeli ka mundur Dritën me rezultatin 4-1 duke mbajtur kryesimin, por fitore ka marrë edhe Prishtina.

Të besuarit e Mirel Josës kanë mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 Llapin që është njëkohësisht një rival i kryeqytetasve për vendin e dytë. Një fakt interesant është ndeshja e javës së ardhshme ku Llapi luan ndaj Feronikelit ndërkohë që Prishtina pret Trepçën.

Fitore pa vlera ka marrë Liria e Prizrenit ndaj Kek-ut me rezultatin 3-1, fitore kjo që nuk e ka shpëtuar nga rënia pasi Liria e sheh veten një ligë më poshtë. Sakaq, e rënë ishte edhe KEK-u që në 31 javë kampionat ka arritur të marrë vetëm një pikë.

Ndeshjet:

Feronikeli-Drita 4-1
Shënues: 33’Rexha, 47’Da Silva, 73’Fazliu, 84’Hoti/ 63’Shaqiri

Prishtina-Llapi 1-0
Shënues: 88’Pefqeli

Liria-KEK 3-1