Interi u kërkon ndihmë tifozëve, 70 mijë në “San Siro” ndaj Empolit

Interi kërkon ndihmën e tifozëve për ndeshjen e fundit të kampionatit me Empolin, ku do të vendoset gjithçka për Championsin. Ndeshja luhet ditën e diel dhe në “San Siro” pritet të jenë rreth 70 mijë tifozë zikaltër.

Deri tani janë shitur 65 mijë bileta, por ka ende kohë. Për t’i dhënë një shtysë skuadrës së Spaletit të sigurojë një vend në Champions League, sigurisht që 70 mijë tifozë do të jenë një faktor i rëndësishëm.

“San Siro duhet të jetë zjarr! Të gjithë të bashkuar për të arritur objektivin tonë”, – shkruan klubi zikaltër në faqen e tij në Facebook. Interi është favorit absolut në letër për ta fituar ndeshjen e së dielës, por fakti që Empoli luan për të mbijetuar në Serinë A do të thotë se nuk do të jetë aspak e lehtë, aq më tepër që presioni është rritur ndjeshëm. / Vipsport.al