Interi nis të mendojë për merkaton e verës, kërkon me parametra zero sulmuesin e Totenham

Interi duhet të presë deri në javën e fundit të kampionatit për të mësuar nëse do të luajë apo jo në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm duke qenë se hodhi një hap të gabuar në transfertë, duke u shkatërruar me rezultatin 4-1 nga Napoli. Zikaltërit kanë në shtëpi një ndeshje të lehtë në letër ku do të luajnë përballë Empolit.

Sakaq, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për merkaton e verës dhe duket se sërish do të hedhin sytë nga futbollistë të cilët mund të transferohen me parametra zero. Kështu, sulmuesi i Totenhemit, Fernando Lorente shihet si futbollisti për të cilin Interi mund të nisë nga puna për ta transferuar në Milano.

Sulmuesi spanjoll nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me londinezët dhe kontrata e tij përfundon në verë, duke e lënë si lojtar të lirë i cili mund të diskutojë me çdo klub deri sa të vendosë për t’u transferuar. Në të kaluarën, Lorente ka luajtur në kampionatin italian me bardhezinjtë e Juventusit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/