Interi hedh sytë nga futbollisti i Real i Madridit, interesohet për mbrojtësin

Klubi i Interit po përgatitet të mbyllë me sukses sezonin teksa zikaltërit janë pranë kualifikimit në Ligën e Kampionëve, e cila ishte dhe objektivi kryesor për këtë sezon. Me të ardhurat nga pjesëmarrja në Champions, tashmë drejtuesit kanë nisur të mendojnë për të përforcuar ekipin e sezonit të ardhshëm, teksa mbrojtësi kroat Vërsajlko nuk bindur edhe për shkak se nuk e kanë lejuar dëmtimet.

Drejtori Marota, është vënë në lëvizje për të siguruar një mbrojtës të djathtë. Synimi i zikaltërve është Naço i Realit të Madridit. Në fakt, spanjolli pëlqehet edhe për faktin se mund të përshtatet edhe në pozicione të tjera në mbrojtje. 29-vjeçari është një futbollist i akademisë së madrilenëve por nuk ka arritur për asnjë moment të shndërrohet në një lojtar titullar.

Edhe me trajnerin Zinedin Zidan i preferuari në mbrojtje do të jetë Dani Karvahal, megjithatë sërish Interi duhet t;i bëjë llogaritë me konkurrencën e Napolit, pasi trajneri Ançeloti e ka pasur në urdhrat e tij në kohën që drejtonte Realin e Madridit.

/EgiCabeli-VipSport.al/

more recommended stories