Inter parakalon Juventusin për Kiezën, me kualifikimin në Champions vjen edhe talenti

Interi ka këtë fundjavë një ndeshje tejet deçizive, e cila do të vendosë nëse zikaltërit do të kualifikohen në Champions apo jo. Skuadra e Spaletit duhet të marrë fitoren ndaj Empolit në ‘San Siro’, ndërsa edhe pse duket një ndeshje e lehtë në letër, nuk rezulton e tillë për vetë objektivat e miqve të cilët kërkojnë pikët për të mbijetuar në Serinë A.

Megjithatë, nga kjo sfidë varet edhe merkato e Interit pasi me kualifikimin në Champions do të vinin më shumë të ardhura dhe lojtarët do të pranin të transferohen në Milano. Në këtë situatë është edhe tratativa me Federiko Kieza. Talenti i Fiorentinës është një objektiv kryesor i Interit, ndërsa zikaltërit duken se kanë parakaluar në këtë garë Juventusin.

Drejtuesit e zikaltërve janë takuar me babain e Kiezës, ndërsa me kualifikimin në Ligën e Kampionëve atëherë operacioni do të kishte kushtet e duhura për të përfunduar me sukses, pasi sulmuesi italian kërkon të qëndrojë në Itali, pavarësisht kërkesave nga klubet e mëdha europiane. Ndërkohë, klubi i Fiorentinës nuk ulet në bisedime për një shumë më të vogël se 70 milionë euro.

/EgiCabeli-VipSport.al/