Ideja e fundit e Romës, zëvendëson Xhekon me sulmuesin e Totenhemit

Ekipi i Romës ka ende disa mundësi minimale për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm. Verdhekuqtë nuk e kanë fatin në duart e tyre, megjithatë të pakta janë shanset për një vend në Ligën e Kampionëve.

Në këtë formë, kryeqytetasit pa kualifikimin në kompeticionin e rëndësishëm europian do të penalizohen edhe nga ana financiare teksa do të kërkojnë në merkato për një sulmues, i cili të zëvendësojë Edin Xhekon. Boshnjaku duket se e ka vendosur të mbyllë aventurën me Romën, por mund të qëndrojë sërish në Itali, ku Interi është i interesuar. Gjithsesi, me një buxhet të limituar Roma ka hedhur sytë nga sulmuesi i Totenhemit, Fernando Jorente.

Spanjolli është në përfundim të kontratës ndërsa për të do të ishte një rikthim në Itali, pasi më parë është aktivizuar me Juventusin. Megjithatë, ëndrra e Romës është Beloti. Sulmuesi i Torinos do të shihet ideali por torinezët nuk heqin dorë lehtësisht nga italiani duke kërkuar një shumë të majmë për 25-vjeçarin.

/EgiCabeli-VipSport.al/