I ka shënuar eurogol Vllaznisë, shkodranët gati ta zyrtarizojnë si afrimin e parë

Një nga lojtarët që ka spikatur në Grupin A në këto dy sezone është edhe një nga titullarët e rëndësishëm të skuadrës së Besëlidhjes, Oumar Turad Kamara.

Ky i fundit luan si sulmues i “maskuar” dhe organizator. Kamara në verë ishte shumë pranë kalimit në Superioren tonë, por edhe në Kosovë te Trepça’89.

Për 20-vjeçarin nga Guine së fundmi është interesuar edhe skuadra e Vllaznisë që në sezonin e ardhshëm do të luajë në Superiore. Kamara, madje i ka shënuare dhe një eurogol Vllaznisë në sfidën që është zhvilluar në Lezhë dhe ka përfunduar 1-1, Besëlidhja-Vllaznia.

Për Kamarën, është sezoni i 5-të në futbollin shqiptar, pasi më parë ka qenë pjesë e Luzit 2008, besës dhe në 3 sezonet e fundit si titullar dhe një nga lojtarët më të spikatur të elitës.

E.S./Vipsport.al/