I ftuar special në Azerbajxhan, Agolli lë Amerikën për të ngritur trofeun me Karabakun

Ansi Agolli ishte i ftuar special ditën e sotme në festën e titullit të ish-skuadrës së tij, Karabak. Ish-klubi i mbrojtësit ishte shpallur kampion, por ceremonia e dorëzimit të titullit ishte vendosur në ditën e sotme. Agolli u largua nga ekipi para disa muajve në drejtim të një eksperience të re në Amerikë, teksa ka firmosur me ekipin e Nju Jork Kozmos .

Por, sigurisht që karriera e 36-vjeçarit është e lidhur ngushtë me Karabakun dhe Agolli nuk mund të mungonte në festën e titullit edhe pse distanca ndërmjet dy vendve është e konsiderueshme. Megjithatë, për këtë titull ka meritë edhe ai, ndërsa ka qenë pjesë e ekipit azerbaxhanas prej 9 viteve. Agolli ishte kthyer në një lider ndërsa ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit për Karabakun.

Ishte vetë mbrojtësi që nëpërmjet postimit në Instagram e njoftoi se ishte në Azerbaxhan për të festuar së bashku me ish-ekipin e tij.

/EgiCabeli-VipSport.al/