I destinuar për te Barcelona, katalanasit prezantojnë ofertën e re për De Ligt

Në fakt, duke shikuar statistikat rreth sezonit të Matijs De Ligt nuk është aspak e habitshëm interesimi i shumë klubeve për shërbimet e mbrojtësit. 19-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon me Ajaksin, teksa edhe pse në  moshë të re ka treguar se di të jetë një lider.

Holandezi është një objektiv real i Barcelonës. Katalanasit pasi transferuan mesfushorin De Jong nga Ajaksi, tashmë kërkojnë edhe mbrojtësin. Mirëpo, nëse në ditët e fundi bisedimet kishin ngecur për shkak të kushteve ekonomike, tashmë blaugranët kanë përpiluar një ofertë të re pasi nuk duan në asnjë mënyrë të humbasin dikë si De Ligt. Drejtuesit e Barcelonës kanë rritur ofertën në drejtim të Ajaksit, duke ofruar 75 milionë euro dhe 11 të tjera në formë bonusi.

Ndërkohë, një pagë të lartë për De Ligt, i cili nëse firmos do të ketë të garantuar 8 milionë euro në sezon që në varësi të sezonit mund të kapin shifrën e 10 milionë eurove. Barcelona po provon me çdo kusht për mbrojtësin dhe mbetet për t’u parë nëse oferta e fundit e hedhur në tavolinë nga spanjollët do të mjaftojë për të arritur akordin me klubin holandez.

/EgiCabeli-VipSport.al/