Hysaj nuk ka më hapësirë, dy nga katër përforcimet për Ançelotin janë mbrojtës krahu

Drejtuesit e Napolit po bëjnë llogaritë për forcimin e skuadrës dhe në planët e tyre janë katër përforcime. Bëhet fjalë për dy mbrojtës krahut, një mesfushor dhe një sulmues, që do të thotë se hapësirat e Hysajt do të ngushtohen më shumë dhe se e ardhmja e tij është gjithmonë e më larg Napolit.

Pas takimit të fundit të zhvilluar dje mes drejtuesve dhe trajnerit Ançeloti, është vendosur për këto katër përforcime, që do ta bënin Napolin ekip më kompetitiv. “Il Mattino” bën me dije se në listë janë emrat e Timotei Kastanje të Atalantës, Tripier i Totenhemit, Di Lorenco i Empolit dhe i riu Teo Hernandez i Real Madrid, por ky i fundit kushton 30 milionë euro.

Për mesfushën në fakt spikasin edhe emrat e Agustin Almendras të Boka Zhunior dhe Pablo Fornals të Vilarrealit. Alternativa janë Veretu dhe Benaser. Kurse për sulmin pëlqehet shumë meksikani Lozano, për të cilin PSV-ja kërkon minimalisht 40 milionë euro. / Vipsport.al