Hysaj gjithnjë e më larg Napolit, të kaltrit e zëvendësojnë me futbollistin e Spalit

Elsid Hysaj duket se po përjeton ditët e fundit si futbollist i Napolit. Mbrojtësi është gjithnjë e më pranë largimit ndërsa përshtatja me skemat e trajnerit Karlo Anceloti është vendimtare në këtë aspekt. Shkodrani nuk ka pasur të njëjtin minutazh me trajnerin italian, teksa edhe pse në disa momente të sezonit u duk sikur Hysaj iu rikthye paraqitjeve të tij të zakonshme sërish performancat nuk bindën stafin teknikut të Napolit.

Së fundmi të kaltrit janë hedhur në kërkim të një mbrojtësi të majtë, teksa kanë identifikuar edhe objektivin. Është futbollisti i Spalit, Laxarri, i cili shikohet si i duhuri për të zëvendësuar Hysajn.  Në këtë formë, 25-vjeçari po mendon për një aventurë të re, ndërsa alternativa më e përfolur është skuadra e Interit me të cilën ka pasur edhe kontakte nëpërmjet menaxherit.

Megjithatë, ngjarjet mund të marrin një rrjedhë tjetër dhe Hysaj mund të përfundojë te Roma, nëse në krye të verdhekuqve emërohet Mauricio Sarri, ish-tekniku i Hysajt te Empoli dhe Napoli.

/EgiCabeli-VipSport.al/