Hyka dhe Çikalleshi të pafat, të dy dalin si humbës nga finalja e Kupës

Jahmir Hyka dhe Sokol Çikalleshi kanë dalë sot të zhgënjyer nga fusha e lojës, pasi nuk ia kanë dalë dot të bënin të tyrin një trofe të rëndësishëm në këtë sezon. Të dy futbollistët kanë qenë në fushë në ndeshjet që skuadrat përkatëse kanë luajtur në finalen e Kupës, dhe të dy kanë dalë me medaljen e vendit të dytë.

Hyka ishte titullar në ndeshjen mes Makabi Netanja dhe Bnei Jehuda, e cila do të përcaktonte fituesin e Kupës e siguronte një vend në Ligën e Europës. Skuadra e Hykës kaloi e para në avantazh që në minutën e 4-t, por nuk arriti të ruante avantazhin deri në fund, pasi shifrat u barazuan në minutën e 82-të. Shtesat nuk sollën gjë të re, me Hykën që la fushën në minutën e 106-të i zëvendësuar nga trajneri i Makabi Netanja, ndërsa shkuarat shkuan në gjuajtjet e penalltive. Aty Bnei Jehuda u tregua më e saktë dhe fitoi 5-4 duke bërë të vetin trofeun.

Ndërkaq, më e hidhur ka qenë finalja për Sokol Çikalleshin, i cili ishte lënë në stol nga trajneri edhe pse kishte qenë protagonist kryesor me golat e tij për të dërguar Akhisarspor deri në ndeshjen ndaj Gallatasarajit. Ekipi i tij kaloi në avantazh në pjesën e parë, por në fraksionin e dytë të lojës Gallatasaraj dominoi e përmbysi rezultatin me Gumush e Feghouli.

Çikalleshi u aktivizua vetëm në minutën e 90 ët sfidës, por nuk mundi të bënte asgjë përballë një rivali i cili shënoi edhe golin e tretë në shtesë me Dianje dhe fitoi Kupën falë suksesit 3-1. /vipsport.al/