Higuain me valixhe në duar, Çelsi e kthen te Juventusi pasi argjentinasi nuk bind

 

Gonzalo Higuain nuk po kalon periudhën më të lumtur në karrierë. Argjentinasi i cili është në pronësi të Juventusit, u detyrua të largohej nga bardhezinjtë pas ardhjes së Ronaldo teksa u transferua te Milani. Mirëpo, aventura te kuqezinjtë u kuptua shpejt se nuk ishte në rrugën e duhur dhe argjentinasi zgjodhi si destinacion për të rilindur Çelsin.

Ekipi londinez drejtohej nga Mauricio Sarri, trajneri që e bëri të shkëlqente në Itali kur ishin sëbashku te Napoli. Por, edhe në Angli situata nuk ndryshoi pasi sulmuesi nuk ka arritur pritshmëritë teksa ka shënuar 5 gola në 21 paraqitje. Klubi bluve ka mundësinë për të shtuar edhe një vit huazimin e sulmuesit nga Juventusi por kanë vendosur që ta kthejnë sërish në Itali. Çelsi ka zgjedhur të mbajë në skuadër sulmuesin francez, Olivier Zhirud dhe në këtë formë, e ardhmja e 31-vjeçarit është pikëpyetje pasi edhe Juventusi nuk e ka në planet e saj për sezonin e ardhshëm.

 

/EgiCabeli-VipSport.al/