Herald Marku: Lamë dy pikë me Tiranën, vjen keq që flitet vetëm për kundërshtarët tanë

Mesfushori i Kastriotit, Herald Marku, mendon se skuadra e tij duhet të marrë më shumë merita për atë që po kalon dhe se duhet parë si pretendente serioze për mbijetesën edhe për kalendarin që ka, Në “Rubrika Sportive”, ai argumentoi se skuadra kishte merituar më shumë se sa Tirana në ndeshjen direkte e mbijetesën.

“A besojmë te mbijetesa? Padyshim që po, pas ndeshjes së fundit rezultoi se ishim ne ata që lamë dy pikë në atë sfidë. Duke parë kalendarin mendojmë se mund të mbijetojmë. Ndeshja e radhës do të jetë shumë e vështirë duke pasur parash se kanë elementë të mirë dhe cilësore. Por ne kemi një favor fushën që për ne është plus. Do e vlerësojmë maksimalisht sfidën e shohim çfarë do të ndodhë.

Na vjen keq që flitet për kundërshtarët e nuk evidentohen elementët cilësorë që ka treguar Kastrioti. Duhet vlerësuar se ka lojtarë me cilësi shumë të mira, duke pasur parasysh edhe ndeshjen që bëmë me Tiranën, lamë pikë. Pa dashur t’i heqim meritat, e kërkuam më shumë, luftuam më tepër, ishim të qetë si do interpretonim ndeshjen”, tha Marku. /vipsport.al/