Hames ‘hakmerret’ ndaj Realit, kthehet në Spanjë por te rivalët e ‘Los Blancos’

E ardhmja e Hames Rodrigez është ende një pikëpyetje e madhe. Mesfushori me tipare ofensive, rezulton një futbollist i Realit të Madridit teksa është huazuar te Bajerni i Mynihut, në Bundesliga. Mirëpo, klubi bavarez nuk ka asnjë qëllim për ta mbajtur në organikë sezonin e ardhshëm, duke parë rendimentin e ulët dhe dëmtimet e e shpeshta që e kanë shoqëruar gjatë sezonit.

Megjithatë, Hames është i padëshiruar edhe te Reali. Madrilenët nuk kanë asnjë qëllim për ta kthyer në ekip, teksa trajneri Zidan preferon të tjera alternativa. Por, kolumbiani preferon dhe është shumë i lidhur me qytetin e Madridit dhe në këtë formë ka lindur ideja për t’u transferuar te Atletiko.

Ndërsa sipas raportimeve nga Spanja kanë nisur kontaktet e para. Në këtë formë, Hames do të ishte i lumtur të kthehej në Madrid por këtë herë te rivalët historik të ‘Los Blancos’.

/EgiCabeli-VipSport.al/