Habit klubi anglez, favorit për të nënshkruar me Arjen Roben

Arjen Roben i dha fund aventurës me Bajernin e Mynihut, teksa e kishte lajmëruar më parë se ky do të ishte sezoni i fundit me bavarezët. Holandezi pas 10 viteve në Gjermani, vendosi të provojë një aventurë të re, para se të tërhiqte përfundimisht nga futbolli i luajtur.

35-vjeçari mendohej se do të zgjidhte si destinacion vende si Kina apo Amerika, për të përfituar edhe një kontratë të majme, por sëfundmi u diskutua shumë edhe një rikthim te klubi ku mori famën fillestare, te PSV në kampionatin holandez. Megjithatë, një ofertë e papritur duket se është ajo e Leister Sitit.

Klubi anglez është i gatshëm t’i ofrojë sulmuesit kontratë për ta rikthyer edhe njëherë Roben në Premier League pas eksperiencës së 3 viteve të kaluara me Çelsin. Tashmë, vendimi është i gjithi në duart e lojtarit teksa edhe pse u duk i sigurt largimi i tij jashtë Europës, ofertat e fundit kanë futur në mendime holandezin.

/EgiCabeli-VipSport.al/