Guardiola shpreh pakënaqësitë: Këtu, në Spanjë apo Itali nuk i duan fituesit

Mançester Siti siguroi në javën e fundit titullin kampion pas një gare të luftuar deri në 90 minutat e fundit me Liverpulin. ‘Qytetarët’ ia dolën të triumfonin, megjithatë trajneri i Sitit, Pep Guardiola shprehet se ekipi nuk ka marrë vlerësimin e duhur. Ndryshe do të ndodhte nëse do të ishte skuadra e Jurgen Klop ajo që do të ngrinte lart trofeun e Premier League.

Ai mendon se e njëjta gjë ndodh edhe në Spanjë apo Itali teksa njerëzit nuk i duan fituesit. “Njerëzit nuk i duan fitimtarët. Këtu, në Spanjë apo Itali, gjithandej. Por, ne e ndjejmë se fansat tanë janë të lumtur më atë se çfarë kemi arritur. E shikoj nga tifozët në rrugë apo letrat që më dërgojnë. Ata janë jashtëzakonisht të kënaqur.

Është normale që njerëzit të presin Liverpulin të fitojë pasi ka 29-vite pa triumfuar në Premier League. Dhe nëse ata do e kishin fituar do të ishte një arritje fantastike, por kur e fiton Siti, e bëjnë të duket si diçka normale. Mendoj se kemi zhvilluar dy sezone fantastike, por që të mbetemi më të mirët do na duhet të dominojmë për më shumë kohë”, tha Guardiola.

/EgiCabeli-VipSport.al/