Goli i mbrojtësit nuk e shpëton skuadrën, Albi Alla shënon sërish në Kinë

Albi Alla ka arritur të ambientohet mjaft mirë në kampionatin kinez, duke qenë se ka shënuar golin e radhës. Ish-mbrojtësi i Flamurtarit ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme në ndeshjen që skuadra e tij humbi në shtëpi me rezultatin 1-3 duke mbetur në zonën e ftohtë.

Alla ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 2 të takimit, megjithatë vetëm 7 minuta më vonë ka barazuar skuadra e Guangdong Tigers. Me rezultatin 1-1 është mbyllur pjesa e parë ndërkohë që gjithçka ka ndryshuar në të dytë, ku miqtë kanë vulosur fitoren.

Në minutën e 61, Melunoviç ka realizuar golin e dytë ndërkohë që në të 88-ën ka qenë Shen ai që ka çuar rezultatin në 1-3. Ky ishte goli i dytë personal i shënuar nga Alla në Kinë. Skuadra e tij renditet në vendin e 13 pas 10 javësh kampionat ku numëron vetëm 10 pikë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/