Gol pas shumë javësh thatësi dhe “kërcënim” për ish-skuadrën, Manaj: Flasim në fushë, duam La Ligan

Albasete arriti të merrte një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-3 ndaj Rajo Majadahondës duke mbajtur në këtë mënyrë vendin e tretë dhe shpresat për t’u ngjitur në La Liga sezonin e ardhshëm. Aktualisht, Albasete e sheh veten vetëm 3 pikë m pak se Granada e vendit të dytë ndërkohë që javën e ardhshme kanë një përballje direkte.

Në një prononcim pas ndeshjes, Rei Manaj tha se ishte i lumtur për golin e shënuar duke pranuar në të njëjtën kohë se duhet që skuadra të mundë Granadan javën e ardhshme dhe diferencat mes skuadrave të tregohen vetëm në fushën e blertë.

“Jam i lumtur për ndeshjen, që kam shënuar përsëri, por mbi të gjitha për fitoren. Kemi pasur një rënie në pjesën e dytë, edhe pse është normale. Me 0-3, tentuam të relaksohemi edhe kur nuk duhet dhe kundërshtari ishte shumë i mirë e na e vështirësoi punën por kemi provuar në çdo moment. Tani duhet të shohim për ndeshjen e radhës dhe të marrim vendin e dytë.

Mendoj se diferenca me Granadan duhet të vihet re në fushë. Me gjithë respektin, duhet të theksohet se Albasete lufton për t’u ngjitur në Ligë të Parë. Ne ishim në nivelin tonë dhe fituam.

Të hënën ne duam një stadium të plotë, i cili do të këndojë nga e para deri në minutën e fundit dhe ku lojtarët duhet të japin 150%”, tha Manaj. /Erjon Allaraj-VipSport.al/