Gjyqtarë të huaj në Tirana-Kastrioti, ja nga do të jenë!

Takimi më i rëndësishëm i Superiores, ai i vlefshëm për betejën e mbijetesës, mes Tiranës dhe Kastriotit që starton sot në orën 16:30 do të gjykohet nga arbitra të huaj. Burime të sigurta pranë FSHF-së, bëhet me dije se do të jenë arbitrat e huaj ata të cilët do të japin drejtësi sot në kryeqytet, në mënyrë që asnjë skuadër të mos ketë pretendime më pas.

Kështu, në sfidën Tirana-Kastrioti pritet që të jetë një treshe me gjyqtarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët do të mbërrijnë vetëm pak orë para ndeshjes në kryeqytet.

Është folur para ndeshjes se sfida do të gjykohej nga arbitra shqiptarë të FIFA-s, apo maltezë, por duket se do të jetë një treshe nga Maqedonia e Veriut ajo që do të japë drejtësi në një nga sfidat më interesante por edhe mjaft deçizive për të ardhmen e të dyja klubeve.

E.C./Vipsport.al/