Gjykata e Bashkimit Europian merr vendimin për Realin, i kursen 18.4  milionë euro

Drejtësia europiane i ka kursyer 18.4 milionë euro Real Madridit. Gjykata e Bashkimit Europian ka anuluar sot vendimin e marrë nga Komisioni i Europës në vitin 2016.

Sipas vendimit të mëparshëm, Real Madrid duhej ta rimbursonte bashkinë e Madridit, duke e konsideruar si ndihmë ilegale të shtetit shkëmbimin e tokave në kryeqytetin spanjoll dhe vlerësimin e tyre. Është një çështje proceduriale, që sipas Gjykatës së Bashkimit Europian nuk i takonte Komisionit. Vendimi ka rënë poshtë tashmë dhe shuma nuk do të paguhet nga Reali.

Nuk është ende e qartë, nëse Komisioni do të bëjë rekurs apo jo. “Do ta studiojmë me qetësi dhe kujdes sentencën dhe do të reflektojmë për hapa të mëtejshëm”, – ka thënë një nga drejtuesit e këtij komisioni. / Vipsport.al