Gjoka pas humbjes në Gjirokastër: Urime Partizanit, titullin e meritoi!

Pas ndeshjes që verilindorët humbën me rezultatin 3-2 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit vendas, ka folur trajneri i skuadrës së Kukësit, Ernest Gjoka, i cili ka uruar edhe Partizanit që e ka pasur rival në betejën për titullin kampion. “Sigurisht që na vjen keq që humbëm, por janë gjëra që ndodhin. Ishte një ndeshje, të cilën me pak qetësi dhe qartësi, mund ta kishim fituar, por shkoi kështu si shkoi”, – tha Gjoka fillimisht.

Mungesat

“Sigurisht që edhe lodhja ishte prezent, ndërsa edhe Shkurtaj u dëmtua, duke na detyruar të ndryshojmë skemë. Probleme pati edhe Ethemi, por e rëndësishme është që tani të shohim përpara”.

Urimi

“Partizanit i urojmë suksese, pasi ka qenë një kampionat të cilin e ka merituar totalisht. Unë e di se sa vuajtje, stres dhe mundim ka për të dalë kampion. Këtë titull Partizani e meritoi dhe e mori. Urime!”, – tha Gjoka me profesionalizëm në fund të prononcimit pas disfatës në Gjirokastër.

E.S./Vipsport.al/