Gjoka: Ja si ka ndryshuar Kukësi im, Rexhinaldo është në superformë!

Ernest Gjoka është i kënaqur me kalimin në finale dhe ai thotë se Kukësi do të kërkojë që ta fitojë Kupën, por do të jetë dinjitoz edhe në kampionat, në takimet e mbetura. Gjoka analizon sfidën e sotme, por edhe formën e Rexhinaldos në prononcim pas ndeshjes, në emisionin “Gol pas goli” në Supersport”: “E kemi merituar kalimin në finale kemi bërë dy ndeshje të mirë. Më shumë se kaq nuk e di, por është maksimumi. Kam qenë në finale si trajner i Flamurtarit ndaj Kukësit. Tashmë duhet që të mendojmë për ndeshjet e radhës”, – tha trajneri kuksiane fillimisht.

Rikthimet

“Sa i përket rikthimeve dhe formacionit apo skemës, e rëndësishme është që ne po prodhojmë lojë, jemi në finale. Shameti është një lojtar që rikthehet dhe na bën mirë që ai është gati”.

Synimet

Lidhur me synimet që ka skuadra kuksiane, dhe betejën në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë, Gjoka shtoi:Sigurisht që Kukësi është një ekip që kërkon trofe, të gjithë ne e dimë këtë situatë. Duhet që të përshtatemi seriozisht dhe të mendojmë për kampionatin. Të kalojmë me sukses ndeshjet e mbetura, pastaj finalja është tjetër gjë. Kukësi do të jetë dinjitoz në të dy kompeticionet”.

Rexhinaldo

Në fund, Gjoka foli edhe për gjendjen e sulmuesit:Sa i përket Rexhinaldos, jam shumë i kënaqur është një vlerë e shtuar në ekip. Është sulmues që ka problemet e veta apo momentet e tensionit ashtu si të gjithë ne. Mendoj se që kur unë kam ardhur e deri më sot, kemi krijuar harmoni dhe Rexhinaldo po e bën shumë mirë punë  e tij. Shërben, vrapon dhe shënon”, – tha Ernest Gjoka, trajneri i skuadrës së Kukësit.

E.S./Vipssport.al/