Gatuzo për të ardhmen: Shpresoj të vazhdoj me Milanin, jam i aftë ta drejtoj këtë skuadër

Trajneri i Milanit, Ivan Xhenaro Gatuzo, ka folur për mikrofonët e “Sky Sport” pas fitores 2-0 në “San Siro” kundër Frozinones: “Ishte një ndeshje e vështirë, e dinim mirë këtë gjë. Frozinone na vuri në vështirësi dhe falënderojmë Donarumën për pritjen e penalltisë. Tani le të shpresojmë për fitoren e Juventusit.

E ardhmja? Gjatë këtyre muajve ka pasur shumë thashetheme, por tani renditja flet shumë qartë. Unë mund t’u pëlqej ose mund të mos u pëlqej, por kjo skuadër ka bërë një punë të mirë dhe është meritë e futbollistëve dhe e stafit. Ndoshta na ka munguar vetëm ai sulmi final, diçka nuk ka funksionuar, por ky grup futbollistësh ka bërë vërtet një punë të mirë.

Për mua nuk ka problem, shpresoj të vazhdoj të drejtoj Milanin, sepse ndihem shumë mirë këtu. Mendoj se jam i aftë ta bëjë këtë punë, edhe pse duhet të përmirësoj ndonjë aspekt. Do ta kisha konfirmuar veten si trajner i Milanit”, – u shpreh trajneri i kuqezinjve, i shumëpërfolur për një largim të mundshëm nga Milani në fund të sezonit. / Vipsport.al