Gasperini i bën llogaritë ndryshe, lë Gjimshitin pa Kupë Italie për të mbajtur… Ronaldon

Atalanta dhe Lacio do të synojnë nesër të marrin trofeun e vetëm sezonal pasi do të luajnë në finalen e Kupës së Italisë. Bergamaskët po kalojnë një moment mjaft të mirë dhe synojnë të arrijnë një vend për në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, ndërkohë që objektiv kryesor është edhe fitimi i Kupës.

Në “Olimpiko” të Romës, pritet që Gjimshiti ta nisë takimin nga stoli megjithëse në ndeshjet e fundit ka qenë nga më të dalluarit në fushën e blertë. Ai është në balotazh me Palominon por duket se ky i fundit është më i favorizuar për të luajtur në Kupë. Mbrojtësi Palomino nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat për shkak pezullimi.

Në këtë mënyrë, Gasperini ka menduar t’i japë hapësirë në Kupë mbrojtësit argjentinas dhe Gjimshiti do të ketë mundësi të pushojë për ndeshjen e fundjavës ku Atalanta luan në transfertë ndaj Juventusit. Gjimshiti do të ketë një punë të vështirë pasi i duhet të ndalë Kristiano Ronaldon dhe të ndihmojë më shumë skuadrën për të prerë biletën Champions. /Erjon Allaraj-VipSport.al/