

Në ditën e sotme u luajt edhe java e parafundit e Kategorisë Superiore, në të cilën edhe pamja e tabelës së klasifikimit është bërë disi më e qartë në lidhje me pjesën e fund tabelës aty ku Tirana lufton me Kastriotin për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar. Megjithatë, bardheblutë me triumfin në ndeshjen përballë Laçit, tashmë kanë bërë një hap gjigand drejt shpëtimit nga rënia një kategori më poshtë teksa në ndeshjen e fundit përballë Flamurtarit, të cilën do ta luajë në kryeqytet do t’i mjaftonte edhe një pikë për të shpëtuar.
Sakaq, Kastrioti mposhti Teutën, por krutanët nuk e kanë fatin në duart e tyre dhe në ndeshjen e fundit të kampionatit ku përveç se duhet të mendojnë për të mposhtur Kukësin, duhet të shpresojnë te hapi fals i Tiranës. Ndërkohë, sa i përket garës për në Kupat e Europës, është një rebus i madh pasi për momentin Flamurtari dhe Teuta janë në kuotën e 54 pikëve, ndërsa nga ana tjetër Skënderbeu me 52 pikë mund të llogarisë 3 pikë të sigurta ndeshjen tjetër pasi kalendari i përball me Kamzën.
Sa i përket Laçit, kurbinasve nuk ia lejon matematika për të luftuar për vendin e 3 por as për vendin e 4, që kualifikohet në Europë në rast triumfi të Kukësit në finalen e Kupës. Megjithatë, duhen parë me vëmendje liçencimet për në Europë, pasi mund të ndryshojnë sërish ekipet pjesëmarrëse.
/EgiCabeli-VipSport.al/
more recommended stories
Sfidë e veçantë për Skënderbeun në Laç, do ta luajë pa trajner
Skuadra e Skënderbeut nuk po noton.
Iliria në merkato, rikthen dy lojtarë me eksperiencë
Iliria në Kategorinë e Dytë ka.
Jo vetëm merkato, Partizani ka gati edhe Çinarin në derbi
Jo vetëm hapja e merkatos, por.
Vetëm një javë në Ballsh, braziliani zgjidh marrëveshjen me Bylisin
Braziliani Neto Markolino është futbollisti i.
Leave a Comment