FSHF zë mend nga e kaluara, më të rinjtë bëhen pjesë e rëndësishme e Kombëtares

Shqipëria U21 do të luajë 3 ndeshje pas pak ditësh ku fillimisht luan në ndeshjen zyrtare ndaj Turqisë e më pas ka dy miqësore me Uellsin në Shqipëri. Në prag të këtyre takimeve, trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar dhe që do të jenë pjesë e skuadrës.

Ndryshe nga herët e kaluara ku pjesë e Shpresave ishin futbollistë në limitet e moshës dhe që kishin kaluar çdo ekip zinxhir, këtë radhë është vepruar ndryshe. FSHF-ja ka menduar që të grumbullojë edhe futbollistë më të rinj, të cilët mund të jenë pjesë e rëndësishme edhe e Shqipërisë U19.

Në ekipin kombëtar të Shpresave, janë grumbulluar futbollistë të moshës 19 vjeç. Serxho Kalaj, Emiliano Bullari, Anxhelo Ndrecka, Blerton Sheji e Jorgo Pëllumbi janë futbollistët të cilët do të jenë “të vegjlit” e Shpresave për këto 3 ndeshje. /Erjon Allaraj-VipSport.al/