FSHF e konfirmon: Do të ndryshojnë skemat në dy kategori!

Duke parë formulën e dështuar të këtyre sezoneve në Kategorinë e Parë, pritet që së shpejti të ketë një takim mes FSHF-së dhe klubeve pjesëmarrëse në Kategorinë e Parë. Vetë FSHF do të bëjë propozimin e saj dhe nëse klubet nuk do të jenë dakord do të bëjnë propozimet e tyre.

E gjitha kjo bëhet për sezonin e ardhshëm. Gjithçka pritet që të jetë e qartë në fillim të muajit gusht para se të hidhet shorti dhe kalendari për sezonin e ardhshëm.

Madje, pritet që të ketë një zgjidhje më ideale sipas shefit të garave, Lysjen Nurishmi, ndërsa ndryshime pritet që të ketë edhe formula e Kategorisë së Dytë. Madje, duke filluar që me formulën, ku nëse do të ketë ekipe që plotësojnë kushtet nuk është çudi që të ketë një shtrirje gjeografike edhe më të madhe dhe të ndahet në 3 grupe.

Nurishmi ka shtuar se duke parë ecurinë e garës në Kategorinë e Parë dhe të Dytë, atëherë do të vendoset edhe për Superioren, por në sezonin 2019-2020 me shumë gjasa mund të ketë ndryshime në Kategorinë e Parë, por edhe në të Dytën ndoshta…

Por, vështirë se në Kategorinë e Parë mund të bëhen ndryshime pa mbledhur Komitetin Ekzekutiv. Gjithsesi le të presim se si do të rrjedhin ngjarjet…!

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories