FOTO/ Vizitor special në ndeshjen Tirana-Kastrioti, trajneri i Kombëtares hedh sytë nga Superiorja

Në kryeqytet do të luhet takimi mes Tiranës dhe Kastriotit në kuadër të javës së 34 të Kategorisë Superiore. Bardheblutë kërkojnë të sigurojnë mbijetesën kundër krutanëve që po kalojnë moment të mirë.

Ka qenë pikërisht kjo ndeshja, ajo të cilën trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka përzgjedhur për ta ndjekur nga afër. Trajneri italian ka mbërritur në Shqipëri dhe duke qenë edhe afër ka menduar që të ndjekë nga afër për të parë nëse mund të ketë edhe elementë që mund t’i shërbejnë Kombëtares.

Pak ditë më parë, luhej derbi mes Partizanit dhe Tiranës, por Reja kishte menduar të mos ishte në stadium e madje mos të dërgonte as përfaqësues të tij, por mesa duket kritikat i kanë bërë mirë dhe ka menduar të hedhë sytë nga kampionati shqiptar. /Erjon Allaraj-VipSport.al/