

Partizani pret në ditën e sotme në stadiumin ‘Selman Stermasi’, Kukësin. Ndeshja për të kuqtë është speciale pasi në fund të ndeshjes do të ngrehet edhe trofeu i Kategorisë Superiore. Pikërisht, për këtë event të shumëpritur nga skuadra e Partizanit në tribuna ka një pjesëmarrje të madhe të shumë pjesëmarrësve të cilët në të shkuarën kanë pasur një histori me klubin e kuq.
Kështu, nuk mund të mungonte ish-trajneri Shpëtim Duro, teksa në tribunë ndodhet edhe Rrahman Hallaçi. Dikur ish-lojtar i Partizanit, ndërsa një i ftuar special për trajnerin Skënder Gega. Tekniku ka zbritur në fushë nën shoqërinë e nipit të tij teksa për disa momente janë ulur së bashku në pankinë.
Në këtë formë, Partizani e kthyer në festë ditën e sotme, teksa titulli rikthehet pas 26-viteve. Ndërkaq, festa nuk do të mbyllet vetëm në stadium pasi pas ndeshjes është organizuar në sheshin Nënë Tereza, një ceremoni e madhe për ekipin kampion të këtij sezoni në Superiore.
more recommended stories
Sfidë e veçantë për Skënderbeun në Laç, do ta luajë pa trajner
Skuadra e Skënderbeut nuk po noton.
Iliria në merkato, rikthen dy lojtarë me eksperiencë
Iliria në Kategorinë e Dytë ka.
Jo vetëm merkato, Partizani ka gati edhe Çinarin në derbi
Jo vetëm hapja e merkatos, por.
Vetëm një javë në Ballsh, braziliani zgjidh marrëveshjen me Bylisin
Braziliani Neto Markolino është futbollisti i.
Leave a Comment