FOTO/ Trajneri i Kosovës është një shembull për Shqipërinë, ndjek nga afër ndeshjen e kampionatit

Kampionatet e ndryshme europiane po i afrohen fundit dhe vetëm pak ditë pasi të mbyllen, futbollistët do të largohen nga klubet e tyre dhe do të bashkohen me ekipet e tyre kombëtare për ndeshjet kualifikuese për në Europianin e vitit të ardhshëm.

Kështu, trajnerët kanë nisur të mendojnë për futbollistët të cilët do të grumbullojnë për ndeshjet e radhës. Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shalandes ka përzgjedhur këtë fundjavë kampionatin kosovar për të parë më nga afër futbollistë të cilët mund të ndihmojnë “Dardanët” në ndeshjet e qershorit.

Ai ka qenë i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” ku ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Prishtinës dhe Llapit, që renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë në kampionat. Ditën e nesërme, në “Selman Stërmasi” luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës dhe mbetet të shihet nëse Edi Reja do të ketë dërguar vëzhgues apo jo… ose ndoshta të jetë vetë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/