FOTO/ Roma mbetet thatë, talenti argjentinas Klimovicz firmos për Shtutgartin

Drejtuesit e Romës kishin kohë që e ndiqnin dhe shpresonin shumë se do ta finalizonin me sukses blerjen e talentit argjentinas Mateo Klimovicz, por nuk ia kanë arritur qëllimit. Ai është tashmë zyrtarisht pjesë e Shtutgartit.

Mesfushori-sulmues ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Gjermani. Bëhet fjalë për një lojtar mjaft premtues, vetëm 18 vjeç, i aktivizuar deri tani me Instituto di Kordoba.

Klimovicz ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me Shtutgartin, deri në qershor të vitit 2024. Një investim i sigurt, pasi të gjithë janë të bindur se bëhet fjalë për një mesfushori me kualitet të lartë. Jo më kot ndiqej nga shumë skuadra me emër, por mes tyre më e interesuar ishte Roma. / Vipsport.al