

Ka mbërritur pas 18 viteve ka mbërritur ora e ndarjes mes kapitenit De Rosi dhe tifozerisë së Romës. Klubi nuk ia rinovoi kontratën 35-vjeçarit, teksa mesfushori tashmë do të detyrohet të largohet nga qyteti, skuadra, ngjyrat dhe tifozët që i dedikoi pjesën më të rëndësishme të karrierës.
Ndoshta nuk është i madh sa Françesko Toti, por De Rosi është legjendë dhe sot në stadium do të marrë lamtumirën e merituar nga ultrasit kryeqytetas, ndryshe nga klubi që nuk e vlerësoi në mënyrën e duhur. Sakaq, ‘Olimpico’ para fillimit të ndeshjes së fundit ndaj Parmës, është e mbuluar me banderola, të gjitha të dedikuara kapitenit të tyre.
Ndërkohë, në stadium nuk mungon edhe një figurë si Xhanluixhi Bufon. Portieri ndodhet për të mbështetur dhe përshëndetur shokun e tij te Kombëtarja italiane teksa edhe pse Bufon është një juventin, legjendat nuk kanë dallime dhe janë të gjithë sportdashësve.
/EgiCabeli-VipSport.al/
more recommended stories
Përralla nr.2! Leisteri mund Çelsin dhe ngjitet në kreun e Premier Ligës (VIDEO)
Përralla e bukur e Leisterit të.
Krizë apendiciti dhe përfundon në operacion, Lacio humbet lojtarin më në formë
Një krizë e papritur apendiciti dhe.
Barela ka admirues në të gjithë Europën, Interi ka në organikë italianin më të kërkuar
Nikolo Barela shkëlqeu më shumë nga.
Haland: Ronaldo është inspirim, ai është një makineri. Më pëlqen Bundesliga
Kristiano Ronaldo pas gjithë arritjeve të.
Leave a Comment