FOTO / Mbledhje urgjente në orët e mbrëmjes te Luftëtari, merret vendimi për trajnerin

Në seancën stërvitore të pasdrekes, u paraqitën në stërvitje, trajneri Julian Ahmataj, ndihmësi i tij Novi si dhe dy titullarët, kapiteni Aleksi si dhe braziliani Xhekson. Por, me urdhër të presidencës ata nuk janë lejuar që të jenë pjesë e skuadrës.

Në të tilla kushte, lojtarët janë ndier të fyer nga ky veprim i krerëve të klubit, ndaj edhe rreth orës 18:00 janë mbledhur, persianet, zyrtarë klubi, stafi drejtues dhe skuadra, ku kanë marrë pjesë edhe të pezulluarit. Nga sa bëhet e ditur, Julian Ahmaataj nuk do të jetë më trajner te Luftëtari që nga dita e sotme. Në rrugen e  tij duket se është edhe Albano Aleksi.

Që të dy, ndonëse kanë dhënë një kontribut maksimal duket e nuk e kanë pritur mirë vendimin e klubit, që në fakt ka dal me një mosmirënjohje të hapur ndaj tyre. Ndërkohë, edhe Xhekson do të largohet. Fundi i muajit sjell dhe përfundimin e kontratave zyrtare…

Në rrjetet sociale, si Ahmataj ashtu edhe Aleksi e Xhekson kanë deklaruar largimin e tyre nga bluzinjtë duke falënderuar për momentet e mira që kanë kaluar dhe rezultatet e arritura gjatë bashkëpunimit.

E.S./Vipsport.al/