FOTO/ Ish-e dashura e Boateng dhuron spektakël… edhe jashtë fushave të blerta

Në kohën që Kevin Prince Boateng nuk është se po gjen minuta dhe nuk po shkëlqen në Spanjë te Barcelona, e kundërta mund të thuhet për ish-të dashurën e tij, Melisa Sata e cila përveç se në fushë, di të dhurojë spektakël edhe në ‘Instagram’. Prezantuesja italiane që duket se ka një pasion të veçantë për futbollin dhe sidomos për Milanin, kohën e fundit është angazhuar në një event futbolli nga një shoqatë bamirësie.

Sakaq, në profilin e saj në ‘Instagram’, Sata numëron me mijëra ndjekës ku nuk ngurron që shpesh herë të publikojë foto të cilat nuk i lënë shumë vend imagjinatës, duke marrë pëlqime dhe komente të shumta. Bie në sy fakti që ende mban në profilin e saj foto me ish-yllin e Milanit, Kevin Prince Boateng. /VipSport.al/