FOTO/ Fitoi Kupën e Italisë, Lacio “detyron” tifozen të postojë foto “topless”

Lacio arriti të fitonte një trofe mjaft të rëndësishëm duke qenë se mundi në finalen e Kupës së Italisë skuadrën e Atalantës. Kjo fitore e Lacios ka gëzuar jo pak tifozët dhe tifozet ku një ndër to është edhe aktorja Ana Falki e cila kishte premtuar se do të zhvishej në rast se Lacio do të fitonte këtë trofe.

Rezultati 2-0 ka detyruar Falkin që të postojë në rrjete sociale një foto “Topless” e cila i lë shumë pak vend imagjinatës. Dashurinë e saj për Lacion, Falki e ka treguar shpesh herë duke mos ngurruar të publikojë foto ku veshur mban fanellën e Lacios që gjithashtu janë bërë virale. Kushedi çfarë ndodh, nëse një ditë fiton titullin kampion… /VipSport.al/