(Foto) / Erzeni nuk di të ndalet, pas firmës, nis rinovimet me titullarët

Pasi firmosi një ditë më parë me një nga mbrojtësit më të mirë të Kategorisë së Parë në edicionin që sapo është mbyllur, nigerianin Idakvo Dikson që ka qenë pjesë  ekipeve të Tomorit dhe Besës, shijakasit janë mjaft aktivë në këto ditë.

Kështu, nga sa bëhet e ditur kanë nisur rinovimet me titullarët dhe sot ka qenë radha e Ermal Vathit. Ky i fundit ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në dy sezonet e fundit te shijakasit.

Por, nga sa bëhet e ditur, brenda 10-ditëve pitet që të rinovojnë edhe kualitete si: Troplini, Teqja, Xhemalaj, Dragoshi e ndonjë tjetër që kanë qenë pika të forta në skuadër në edicionin 2018-2019.

Gjithashtu, drejtuesit e klubit pritet që shumë shpejtë të zyrtarizojnë edhe disa afrime dhe brenda qershorit pritet që Erzeni të jetë gati dhe me grup të formatuar për vitin tjetër ku do të synohet me patjetër rikthimi në Superiore.

Shijakasit në këto edicione në Kategorinë e Parë, kanë qenë një nga ekipet më të forta dhe pretendentë në grupin e tyre duke dalë në vendet e kreut në fund të kampionateve.

E.S./Vipsport.al/