FOTO/ E dashura e Maksi Lopez: Jemi të dy si Barbie, mendoja se është vetëm për qejf

Maksi Lopez duket se e ka harruar tashmë Uanda Narën, e cila është njëkohësisht edhe nëna e 3 fëmijëve të Lopezit, por që tani jeton me Mauro Ikardin, ish-shokun e ngushtë. Në krah të Maksi Lopez, është Daniela Kristianson e cila duket se e ka zëvendësuar më së miri Uandën dhe fotot e ndryshme në rrjete sociale, kanë tërhequr jo pak vëmendjen e fansave.

Vetë Daniela, është shprehur se nuk kishte ide që Maksi Lopez ishte një futbollist dhe këtë e ka mësuar vonë, por e shihte si një njeri të thjeshtë për argëtim dhe qejf. “Është shumë e këndshme të dalësh me Maksin pasi lidhja e tij me tifozët është speciale. Duke qenë se të dy jemi biondë, na thonë se jemi si çift Barbie. Nuk kisha ide se kush ishte Maksi, mendoja se është një djalë që do vetëm qejf dhe argëtim me shoqërinë dhe më pas e kuptova se është sportist”, tha Daniela. /VipSport.al/