FOTO/ Bajerni zbulon fanella e sezonit të ri, lojtarët do ta veshin në ndeshjen ndaj Eintrahtit

Me anë të një postimi në profilin e Tuiterit, klubi i Bajernit të Mynihut ka prezantuar fanellën e re, që do të përdoret për sezonin 2019/2020. Kjo fanellë e re do të vishet nga futbollistët në ndeshjen e fundit të këtij sezoni.

Bajerni pret në fushën e tij Eintrahtin e Frankfurtit, një ndeshje e rëndësishme, ku vendoset titulli kampion në Bundesligë. Në këtë ndeshje, bavarezët pritet të festojnë me fanellat e reja, tashmë të njohura për tifozët e tyre.

Nuk është se në uniforma e re e Bajernit ka shumë ndryshim nga ajo aktuale. Bavarezët ruajnë me fanatizëm tradicionalen. / Vipsport.al