Formula 1 humbet një legjendë, ndahet nga jeta Niki Lauda

Formula 1 ka humbur një legjendë të sajën në plotë kuptimin e fjalës. Gjatë mbrëmjes së djeshme është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare një nga pilotët që ka bërë historinë në pistë. Bëhet fjalë për Niki Lauda. Piloti austriak ishte kampion i tre titujve Botërorë në Formula 1, teksa triumfoi dy herë me skuderinë Ferrari e më pas arriri të fitonte edhe një herë me Meklaren.

Lajmërimi erdhi nga familjarët e pilotit të cilët me anë të një komunikate njoftuan ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur. Ndërkohë, Lauda do të kujtohet gjithnjë edhe për aksidentin e frikshëm  në pistën e Nurburgring, ku pas përplasjes ngeli i bllokuar në Ferrari i cili kishte marrë flakë.

Megjithatë, në fund Lauda ia doli të shpëtonte edhe pse incidenti i la disa shenja. Ndërkaq, vitin e fundit gjendja shëndetësore e Niki Laudës ishte përkeqësuar ndërsa austriaku i ishte nënshtruar edhe një transplanti në mushkëri.

/EgiCabeli-VipSport.al/