Formula 1/ Hemilton dominon Çmimin e Madh të Monakos, Fetel e mbyll i dyti (VIDEO)

Ljuis Hemilton ka triumfuar në Çmimin e Madh të Monakos. Ashtu siç pritej, britaniku nuk e vuri për asnjë moment në diskutim triumfin teksa udhëhoqi garën prej fillimit, ndërsa përfitoi edhe prej faktit se u nis nga vendi i parë. Në Monako parakalimet janë thuajse të pamundura dhe kampioni i Botës në fuqi e shfrytëzoi më së miri këtë pjesë.

Ndërkohë, duke parë rezultatet e javëve të kaluara, një rezultat pozitiv edhe për Fetel, me Ferrarin që u rendit në vendin e dytë. Megjithatë, gjermani përfitoi nga një penalizim i Maks Vershtapen nga komisarët e garës. Ndërkaq, vendi i tretë për pilotin tjetër të Mercedes, Valteri Botas.

Në këtë formë, Hemilton udhëheqë i  qetë renditjen e përgjithshme të pilotëve, duke qenë pretendenti kryesor për triumfin final dhe për të ruajtur titullin  e Kampionit të Botës.

/EgiCabeli-VipSport.al/