Formacioni më i dobët në Zvicër, mbrojtësi i Kombëtares ‘udhëheq’ prapavijën

Pak ditë më parë, Grasshopersi po mundej në transfertë nga Luzerna me rezultatin 4-0 dhe në fushë hynë tifozët e Grasshopersit duke iu kërkuar futbollistëve të tyre të dorëzonin fanellat pasi nuk ishin të denjë për t’i veshur. Skuadra e Grasshopersit ra nga kategoria dhe ky fakt i ka irrituar jashtë mase tifozët.

Megjithatë, ekipi është rikthyer sërish në fushën e blertë dhe këtë radhë janë turpëruar ndaj kampionëve në fuqi. Jang Bojsi ka mundur me rezultatin e thellë 6-1 skuadrën e Grasshopersit. Titullar në këtë takim ka luajtur mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti i cili ka qenë ndër më të dobëtit në fushë duke bërë gabime të shumta.

Mediat zvicerane e kanë vlerësuar negativisht paraqitjen e Ajetit, duke e bërë pjesë të formacionit më të dobët, pasi ka humbur edhe dyluftime ajrore me një nga më të shkurtrit e Jang Bojsit. “Arlind Ajeti ka bërë keq në fushë, duke humbur në ajër edhe ndaj Asale që është vetëm 1.67 m. /Erjon Allaraj-VipSport.al/