Formacionet e mundshme/ Skënderbeu dhe Kukësi luajnë aktin e dytë, rikthime në dy kampet

Në Korçë luhet një nga ndeshjet që më të luftuara të viteve të fundit, ku Skënderbeu dhe Kukësi do të rivihen edhe njëherë tjetër përballë, këtë radhë për ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Verilindorët vijnë nga një fitore 2-1 në ndeshjen e parë, por goli i shënuar nga korçarët i jep shumë besim bardhekuqve. Në një takim të luftuar nga dy skuadrat, nuk pritet që të ketë surpriza në formacione, ku do t’u besohet më të mirëve dhe rikthimeve.

Shehi mund të buzëqeshë këtë takim duke qenë se i rikthehen Bruno Dita dhe Marko Radas të cilët ishin të pezulluar për ndeshjen e kampionatit ndaj Tiranës. Dy futbollistët do të jenë titullar në ndeshjen e sotme ndërkohë që maja e sulmit mund t’i besohet edhe njëherë dyshes Oto Xhon-Krasniqi që do të ndihmohen nga Bregu e Muzaka.

Nga ana tjetër, me të njëjtën skemë pritet që të luajë edhe Ernest Gjoka ku nga minuta e parë rikthen Valdet Ramën i cili ka lënë pas dëmtimin, ndërkohë që edhe Kordeiro rikthehet titullar pasi mungonte ndeshjen e parë ndaj Skënderbeut. Mbrojtja në të djathtë i besohet sërish Valon Et’hemit, rol të cilin tetovari e ka bërë në ndeshjet e fundit për shkak të mungesës së Maliqit. Sakaq, kapiteni Musolli pritet të jetë në qendër të mesfushës duke ulur në stol Limajn. /Erjon Allaraj-VipSport.al/