Finalja për titullin e së Dytës, ish-presidenti sponsorizon autobusë falas për tifozët

Tërbuni si kampion në Grupin A dhe Devolli si kampion të Grupit B të Kategorisë së Parë e kanë siguruar ngjitjen. Por, ditën e mërkurë, në datën 22 maj do të zhvillohet finalja në qytetin e Shijakut në orën 16:00.

Për këtë sfidë, skuadra pukjane pritet ë të ketë një mbështetje të madhe nga fansat e vete, e madje enkas është edhe ish-presidenti Petrit Syla një nga kontribuuesit më të mëdhenj për futbollin pukjan që ka vënë autobusë falas nga Puka në drejtim të Shijakut. Petrit Syla ka marrë edhe mirënjohjen e tifozëve pukjanë.

Tërbuni do të synojë që ta çojë trofeun në qytetin e Pukës, ndërsa pritet që sezonin e ardhshëm të ketë një ekip me të vërtetë konkurrues në të Parën.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories