Finalja e Kupës nuk e qetëson situatën te Kukësi, heshtje për shtyp para Luftëtarit

Kukësi arriti të merrte një fitore të rëndësishme në Korçë me rezultatin 1-3, duke prerë biletën për në finalen e Kupës së Shqipërisë. Deri par asaj ndeshjeje, verilindorët ishin në heshtje për shtyp dhe dita e vetme që kishte një prononcim për mediat ishte para ndeshjes në konferencën për shtyp ku folën trajneri Gjoka dhe Valdet Rama.

Kualifikimi për në finale, duket se nuk e ka qetësuar aspak situatën te Kukësi. Burime zyrtare pranë klubit, konfirmuan për ‘VipSport’ se skuadra e ka të ndaluar të flasë për mediat duke e vazhduar në këtë mënyrë heshtjen e tyre.

Kukësi luan të dielën në transfertë ndaj Luftëtarit ku një humbje e Kukësit, do t’i jepte matematikisht titullin kampion Partizanit, pavarësisht rezultatit që të kuqtë do të arrinin në derbi ndaj Tiranës. Kukësi renditet aktualisht në vendin e dytë me 10 pikë më pak se Partizani. /Erjon Allaraj-VipSport.al/