Finalja/ 3 mijë policë për 900 tifozë në stadium “të boshatisur”, sherr në tribunën “VIP”

PAOK-u ka mbyllur me sukses sezonin në Greqi ku pak ditë pasi arriti të fitonte titullin kampion, ka arritur të fitojë edhe Kupën e Greqisë. Kampionët e rinj kanë mundur në finale AEK-un me rezultatin e ngushtë 1-0 duke çuar lart trofeun e dytë sezonal.

Duke ditur problemet e shumta që ekzistojnë mes dy klubeve, Federata kishte vendosur që stadiumin ta mbyllte për këtë ndeshje dhe të luhej pa tifozë. Të pranishëm, pretendohej të ishin vetëm persona në tribunën “VIP” të cilët do të ishin nën kontroll. Raportohet se të pranishëm kanë qenë vetëm 900 tifozë të cilëve u janë lënë 3000 policë.

Numri i lartë i policisë nuk e ka shmangur dhunën e cila është shfaqur në shkallët e stadiumit. Kanë qenë pikërisht personat “VIP” ata të cilët janë tensionuar dhe përplasur mes tyre ku nuk ka munguar edhe ndërhyrja e policisë. Forcat e rendit, duke përdorur edhe shkopinjtë e gomës kanë arritur të rikthejnë qetësi në stadium. /Erjon Allaraj-VipSport.al/