Festa e titullit nis edhe në sheshin “Nënë Tereza”, lojtarët mbërrijnë në orën 22:00!

Festa e Partizanit ka nisur tashmë, madje në sheshin “Nënë Tereza” kanë mbërritur tifozët të cilët kanë filluar që t’i japin një atmosferë ndryshe. Pas pak pritet që të dalin edhe këngëtarët më në zë të vendit që pritet të performojnë.

Por, ata, aktorët e vërtetë të suksesit madhështor të të kuqve duket se do të dalin vonë, pikërisht në orën 22:00 do të jenë në shesh. Nga sa bëhet e ditur, pas stadiumit “Selman Stërmasi”, ku edhe kanë luajtur sfidën me Kukësin dhe festuan, lojtarët, stafi dhe drejtuesit do të mblidhen në hotelin e klubit.

E më pas, prej aty, në orën 22:00 do të jenë në sheshin “Nënë Terezë” për t’iu bashkuar festës dhe për të qëndruar deri në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë bashkë edhe me ultrasit e tyre!

E.S./Vipsport.al/