Festa dhe organizimi i klubit, Bylisi luan të dielën ndaj Besës

Ishte parashikuar që sfida mes Bylisit dhe Besës e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Parë të luhej të shtunën, por kjo sfidë do të luhet të dielën në orën 16:00.

Ka qenë një kërkesë e bërë nga klubi ballshiot, duke qenë se pritet që të ketë një organizim madhështor, por do të ketë të ftuar edhe ish-lojtarë apo ish-sportistë që jetojnë jashtë vendit. Ndaje dhe ballshiotët i kanë bërë thirrje dhe i kanë kërkuar FSHF-së që të shtyjë takimin ndaj kavajasve për të dielën.

Një festë madhështore, në fakt do të organizohet, madje hyrja do të jetë e lirë për tifozët, ashtu sikurse edhe atmosfera e ndezur do të nisë që në mëngjes në qytetin jugor për rikthimin e skuadrës në elitë. Ndërkohë që shumë personalitete nga bota e futbollit dhe jo vetëm do të jenë të pranishëm në Ballsh.

Takimi Bylis-Besa do të startojë nesër në orën 16:00, në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit ku pritet që të ketë më shumë pjesëmarrës së ne çdo ndeshje të këtij edicioni.

E.S./Vipsport.al/