Federata e Volejbollit mban peng klubet shqiptare, u kërkon garanci të majme për të luajtur në Europë

Sporti në Shqipëri nuk po kalon në ditët më të mira dhe pavarësisht se në Volejboll janë njohur kampionët e rinj, pjesëmarrja e tyre në Europë nuk është e sigurt dhe pengesë për këtë është bërë Federata Shqiptare e Volejbollit. Këtë e ka zbuluar vetë trajneri i Partizanit në Volejboll për meshkuj, Ylli Tomori i cili pranoi në emisionin “E Hëna Sportive” se Federata u ka kërkuar klubeve nga 7 mijë euro garanci.

Kjo bëhet për shkak se shumë skuadra kur kanë ndeshje pranë Shqipërisë, shkojnë në Europian ndërkohë që kur kundërshtarët janë në vende të largëta, tërhiqen duke detyruar Federatën Europiane që të gjobisë klubet dhe në këtë rast, paguhen nga Federata e Volejbollit. Kështu, pa u depozituar garancia prej 7 mijë eurosh në Federatë, klubet nuk mund të marrin licencimin për të luajtur në Europë.

Garancia e kërkuar nga Federata? Rrësheni nuk shkoi para 7 vitesh në Izrael dhe u dënua me 3500 euro dhe duke u rritur kjo shifër vit pas viti. Në fund, Federata Shqiptare pagoi gjobën 7 mijë euro. Tani ka kërkuar një garanci nga skuadrat që të paguajnë si fillim këtë shifër dhe më pas të shkojë. Federata mund të kërkojë nga Partizani që në një noter të shkojnë të firmosin dhe të dalë e larë vetë. Kështu zgjidhet dhe Federata ka të drejtë. Çdo dy muaj dalin pagat. Nuk kemi thes dhe nuk mund t’i themi sponsorëve. Përgjegjësinë e ka klubi dhe Federata zbaton rregullat”, tha Tomori. /Erjon Allaraj-VipSport.al/